Klinika për radioterapi dhe onkologji po përballet me mungesë të terapisë biologjike për një pjesë të pacientëve, alarmojnë nga shoqata “Hema-onko”. Pesë ilaçe kryesore, që sigurohen përmes buxhetit të kushtëzuar, nuk janë të qasshme, ndërsa pacientët mbeten pa informacione të qarta kur do të vazhdojë terapia e tyre. Autoritetet thonë se po punojnë në gjetjen e zgjidhjes së problemit me mungesë e medikamenteve.
“Ky është problemi. Janë dy arsye se pse vazhdimisht mungon terapi në Onkologji. Arsyeja e parë është për shkak se rritet numri i pacientëve me kancer të metastazuar, të cilët më shpesh e pranojnë terapinë biologjike, kjo është ana negative e tregimit. Nga ana tjetër është fakti se ata pacientë që rregullisht e marrin terapinë, të gjitha indikatorët tregojnë se jeta e tyre po vazhdohet dhe se kjo terapi ka efekt, andaj edhe numri vazhdimisht rritet. Derisa këto ilaçe janë në këtë buxhet të kushtëzuar, ne do të jemi në një dilemë të këtillë”, tha Ana Marjanoviq – paciente dhe përfaqësuese e Shoqatës “Hema-Onko”.