Një burrë nga Shkupi është kapur me 15 emigrantë nga Siria
Policia dje ka ndaluar një kontrabandist me emigrantë njëzet e katër vjeçar nga një fshat i Shkupit.
“Me datë 06.11.2023 në ora 23:10 në autostradën A1 afër Negotinës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Vendkalimit Kufitar dhe Mbikëqyrjes Kufitare Bogorodicë kanë privuar nga liria K.Sh.(24) nga Studeniçani, Shkup. Më herët, në magjistralen Demir Kapi-Negotinë, policët e stacionit policor për mbikëqyrje kufitare Mihailovë kanë gjetur 15 emigrantë nga Siria, të cilët kanë thënë se po transportoheshin me veturë Mercedes me targa të Shkupit, e cila më vonë u konstatua se drejtohej nga K.Sh. ..”, bën me dije Ministria e Brendshme.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me prokurorin publik do të bëhet kallëzim përkatës.