Ndërmarrja Publike Parqe dhe Gjelbërime kanë reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu të dhënë në emisionin “Thirre 21” që ka filluar të transmetohet sot në TV21.
Për deklaratën e Ganiut që kritikon këtë ndërmarrje se nuk po largon divanet e hedhura si mbetura në Çair, nga NP Parqe dhe Gjelbërime kanë dërguar demant duke deklaruar se përgjegjësi e tyre janë vetëm 4 bulevardet në Çair dhee Parku i Çairit, dhe jo edhe hapësira ku janë hedhur divanet.
Më poshtë demanti në formë të integruar dhe pa ndërhyrje
Demant ndaj deklaratës së kryetarit të Çairit
Dua të ndërlidhem me deklaratën e kryetarit të lodhur të komunës së Çairit dhe të ja bëjë me dije se ne si Ndërmarrje Parqe dhe Gjelbërime nën ingerencat tona kemi vetëm 4 bulevardet në Çair si dhe parkun e Çairit këtë mund të ja dëshmojmë edhe nëpërmjet dokumentacionit dhe të gjitha parqet tjera janë nën kompetenca të komunës së Çairit dhe për këtë është i informuar shumë mirë personi në fjalë por ky person që 8 vite i akuzon dhe i bënë fajtorë të tjerët por assesi veten.
Është koha e fundit të merr përgjegjësi për atë çka është i votuar dhe jo të i akuzon të tjerët.