Një xhami në Prishtinë dje u mbajti “kurs” fëmijëve të vegjël kundër festimit të Vitit të Ri

Një xhami në Prishtinë të dielën u mbajti “kurs trushpërlarës” fëmijëve të vegjël .

Xhamia Mati 1 në Prishtinë, me imam Fadil Musliun kanë keqpërdor fëmijët duke i mësuar fëmijët se si mund t’i ,bindin prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri.

Kujtojmë që ditë më parë është djegur bredhi i Vitit të Ri në komunën e Hanit të Elezit.

Kryetari i kësaj komune, Mehmet Ballazhi ka reaguar pas kësaj, ai ka thënë se djegia e pishës ka qenë e qëllimshme.

“Në orët e hershme të ditës së sotme, në mes të qytetit, persona vandalë shkaktuan djegien e qëllimshme të pishës së improvizuar për Festat e Fundvitit, e financuar nga kompania Sharrcem”, ka shkruar Ballazhi.

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ka arrestuar personin i cili dyshohet se e ka djegur bredhin e Vitit të Ri në Han të Elezit.

Advertisement

Të njejtin i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”

Në komunën e Kaçanikut janë shpërndar afishe me mbishkrime “Viti i ri nuk është festë e jona”, pas vendosjes së këtyre afisheve janë identifikuar dy persona të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Advertisement
Advertisement