Një vajzë bie nga ndërtesa – policia arreston dy persona, ja detajet!

Estimated read time 1 min read

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njoftojnë se paraditen e sotme një grua ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese, përcjell TV21. Nga SPB-Ohër nuk tregojnë se si ka ndodhur rasti, por informojnë se për rastin janë arrestuar dy persona.

“Sot në orën 11:10, në SPB-Ohër është raportuar se një grua ka rënë nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Karposh Vojvoda” në Ohër, e cila më pas me autoambulancë është transportuar në spitalin “Shën Erasmo” në Ohër. Në lidhje me ngjarjen, në ora 11:45 në rrugën “Jane Sandanski” në Ohër, janë privuar nga liria A.D.(32) dhe E.M.(21), të dy nga Ohri. Në vendngjarje, ekipet e Prokurorisë Publike dhe policisë po kryejnë hetimet dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thonë nga SPB-Ohër./tv21.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like