Një tërmet me magnitudë 4.5 e ka zgjuar Austrinë në mes të natës

Estimated read time 1 min read

Gjatë natës rreth orës 3 pjesa lindore e Austrisë është lëkundur nga një tërmet me magnitudë 4.5 ballë sipas shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte midis Vjenës dhe Gracit, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, raporton EMSC. Nuk raportohet për dëme materiale.
Banorët e Austrisë raportuan në faqen e internetit të EMSC se tërmeti i zgjoi ata dhe banorët në pjesë të Republikës Çeke, Sllovenisë dhe zonave të Zagorjes dhe Zagrebit raportuan se e ndjenë tërmetin.
Dridhje e fortë, qeni ishte në panik”, “Përmbyseshin dhe binin objekte”, “Po dridhej për disa sekonda”, dëshmojnë banorët.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like