Një stuhi e fortë po vjen drejt Ballkanit nga Arktiku!

Ky dimër ka trokitur vonë, por duket se po vjen më i fuqishëm se ai i viteve të fundit. Këtë fundjavë pritet një shpërthim i të ftohtit nga Arktiku drejt Evropës Lindore qendrore dhe juglindore.

Severe Weather, thotë se stuhia dimërore do të prekë Greqinë, pas së cilës do të forcohet dhe do të shndërrohet në një stuhi të madhe në Bullgari, Rumani, Moldavi dhe Ukrainë.

I ftohti do të shpërthejë duke sjellë një stuhi të fuqishme dimërore në të gjithë gadishullin Ballkanik.

Pak borë parashikohet të mbulojë zona nga Sofja në Bukuresht në Odessa dhe Kiev në Ukrainë. Me rreth 50 centimetra reshje intensive bore të kombinuara me erëra të forta.

Stuhia e dimrit do të fillojë të forcohet të shtunën në vendet jugore të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë, me reshje të dendura shiu dhe bore.

Advertisement

Korridori i krijuar nga Arktiku drejt rajonit të Detit të Zi, do sjellë të ftohtë deri në javën e ardhshme.

Dëbora do të jetë e dendur gjatë mbrëmjes së ditës së shtune, ku reshje më intensive të borës do të ketë në Bullgari. Moti i tillë gradualisht do të përhapet në verilindje të Detit të Zi dhe do të bëhet më intensiv deri në mëngjesin e së dielës.

Kombinimi i borës së dendur dhe erërave të forta do të sjellë zbardhje nga dëbora dhe rrugë të pakalueshme./dritare.net

Advertisement
Advertisement