Një person ka ndërruar jetë në një aksidenti që ndodhi sot në rrugën Prishtinë-Pejë në Bresje, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Me datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF”, ka thënë Kelani.
Advertisement
Advertisement
Advertisement