Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në një tubim partiak të Lëvizjes Demokratike në Strugë ka dalë me paralajmërim se do të investohen 1 milion euro për ujësjellësin në Strugë, transmeton TV21.
Mexhiti bëri të ditur se qeveria, gjatë ditëve në vijim, do të hapë tenderin për përmirësimin e ujësjellësit në qendër të Strugës, një projekt që kap vlerën prej një milion eurosh.
“Për ne nuk ka dallim se kryetar i cilës parti është duke udhëhequr me komunat, ne kontribuojmë për qytetarët tanë, prandaj të njëjtën po e bëjmë edhe me komunën e Strugës që nuk e udhëheqim ne… Ne kemi kërkuar hisen për Strugën tonë, sepse Struga nuk është as e BDI-së, as e Lëvizjes Demokratike, as e asnjë partie politike, por kjo është Struga e shqiptarëve”, ka thënë mes tjerash Mexhiti.