Një grua u hodh nga tarraca e GTC – një djalë u përpoq ta ndalonte, por nuk ia doli

Estimated read time 1 min read

Një grua u hodh nga tarraca e GTC – një djalë u përpoq ta ndalonte, por nuk ia doli

Një grua është hedhur nga tarraca e Qendrës Tregtare të qytetit mëngjesin e sotëm.

Dëshmitarët okularë thonë se gruaja ka qëndruar në buzë dhe duket se ka ndryshuar mendje, por në një moment është hedhur nga tarraca. Një djalë që ndodhej aty pranë u përpoq ta kapte para se ajo të hidhej por nuk ia doli. Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare, përballë hyrjes së qendrës tregtare në anën e sheshit Maqedoni. Menjëherë është lajmëruar ambulanca dhe sipas informacioneve gruaja është ende gjallë, por me shumë gjasa me lëndime të rënda.

Advertisement

Ministria e Brendshme e ka konfirmuar rastin dhe thotë se bëhet fjalë për një 55-vjeçare e cila është transferuar në urgjencë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like