Nis sot xhiroja e 15-të në Superligë

Nis sot xhiroja e 15-të në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot dhe gjatë fundjavës me javën e 15-të të saj.

Ndeshja hapëse e kësaj jave zhvillohet sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ekipi i fundit në tabelë, Feronikeli 74 do të jetë nikoqir i Suharekës me fillim nga ora 13:00.

Të shtunën luhet kryendeshja e kësaj jave mes dy pretendentëve për titullin e kampionit, Ballkanit dhe Dritës në Suharekë.

Advertisement

Llapi do të jetë nikoqir i Ferizajt të shtunën po ashtu.

Kurse të dielën, Gjilani do ta presë Malishevën, kurse Dukagjini Prishtinën.

Të gjitha këto ndeshje nisin nga ora 13:00. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement