Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski në Daily Click në TV21 tha se më 1 mars pritet të nisë funksionimi i “onse stop shop” në pikat kufitare “Bllacë” dhe Jazhincë. Nikollovski në pjesën e harmonizimit të softuerit të MPB-së tonë me të Kosovës. “Të gjithë bashkë vlerësojmë se diku, ndoshta më 1 mars. Këtë vit? Po, këtë vit. Këtë vit sigurisht do të funksionojë “one stop shop” në “Bllacë” dhe në “Jazhincë”, edhe për atje jemi gati. E tani, ndërhyrje të caktuara infrastrukturore do të duhet të bëhen, janë minimale. Kjo duhet të funksionojë”, tha Boban Nikollovski në TV21.
Advertisement
Advertisement
Advertisement