Ngritet padi ndaj Dick Martyt, Carla del Ponte dhe Jose Pablo Baraybar

Avokati Tomë Gashi përmes një postimi në facebok, ka treguar që është duke përgatitur një kallëzim penal dhe padi civile kunder senatorit zvicran Dick Marty, në emër të familjes Katuçi.

Gashi u shpreh se arsyeja e këtij kallëzimi penal dhe padie civile është që senatori Dic Marty kishte në mënyrë klandestine, në pronat dhe shtëpinë e z.Mersin Katuçi, ku edhe pse në shtepinë e familjes Katuçi nuk ishte gjetut asnjë provë për trafikim të organëve njerëzore, Dick Marty e mashtroi-e vuri në lajthim Këshillin e Evropes duke pretenduar se pjesetarë të UÇK-së gjatë luftës dhe pas përfundimit të luftes, në shtepinë e tij kinse kishin mbajtur qindra civil, shqiptar, serb.

Më tej, avokati thotë që Kallezim penal dhe padi civile do të ushtrohet edhe kundër ish Kryeprokurores të Tribunalit të Hagës znj.Carla Del Ponte, Jose Pablo Baraybar- kryesues i zyrës për persona të zhdukur dhe mjekësi ligjore në kuadër të UNMIKU-t, përcjell “Bota sot”.

“Institucionet e Kosovës dhe të Shqiperisë duhet të kërkojnë raportin e Prokurorit Clint Williamson, dhe meqenëse në atë raport nuk janë vërtetuar pretendimet dhe deklarimet e rrejshme të Dick Marty”, shton më tej Gashi.

Ndër të tjera, avokati ka bërë publike dhe biseden e plotë të zhvilluar me familjen Katuçi, me datë 07.03.2021, ku tregohet e gjithë ecuria e ngjarjes.

Postimi i plotë
Në cilesinë e avokatit dhe sipas autorizimit të z.Mersin Katuçi është duke u përgaditur kallezim penal si dhe padi civile kunder senatorit zvicran Dick Marty i cili kishte shkuar në menyrë klandestine, i maskuar në pronat dhe shtepinë e z.Mersin Katuçi, në fshatin Gurë Republika e Shqiperise, edhe pse në shtepinë e familjes Katuci nuk ishte gjet asnje prove per trafikim te organeve njerezore, Dick Marty e mashtroi-e vuri ne lajthim Keshillin e Evropes duke pretenduar se pjesetare te UÇK-se gjatë luftes dhe pas perfundimit të luftes, në shtepinë e tij kinse kishin mbajtur qindra civil, shqiptar, serb, rom, në menyre të kunderligjshme, i kishin torturuar, i kishin vrare, dhe u kishin hequr organet trupore per trafikim nderkombetar.

Advertisement

Kallezim penal dhe padi civile do te ushtrohet edhe kunder ish Kryeprokurores te Tribunalit te Hages znj.Carla Del Ponte, sepse ne librin e saj perdori te dhena të rrejshme per krimet e pretenduara te UÇK-se e qe ishte shfrytezuar nga Dick Marty per raportin e tij famëkeq.

Kallezim penal do te ushtrohet edhe kunder Jose Pablo Baraybar- kryesues i zyres per persona të zhdukur dhe mjekesi ligjore ne kuader te UNMIKU-t i cili poashtu ne menyre te pa autorizuar-klandestine kishte shkuar tek shtepia e familjes Katuçi, ne kerkim te provave per trafikim te organeve njerezore te cilat kurre nuk kishin ndodhur.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like