Nga prilli rrezikon të mbetet në rrugë! Stefani nga Shkupi ka nevojë për trajtim si dhe vend për të jetuar

Nga prilli rrezikon të mbetet në rrugë! Stefani nga Shkupi ka nevojë për trajtim si dhe vend për të jetuar

Stefan Ivanoviq është 37 vjeçar nga Shkupi. Vuan nga paraliza cerebrale. Me këtë sëmundje lufton që nga lindja. Deri në 2019-tën për çdo gjë që ka pasur nevojë e ka ndihmuar e ëma, por ajo nuk jeton më. Tash 5 vjet e gjysmë jeton i vetëm. Banesën në të cilën jeton, e ka shitur në vitin 2023-tën me qëllim që të shkojë në trajtim në Kiev. Pronari e ka lejuar që të jetojë pa kompensim deri në janar të këtij viti, ndërsa nga shkurti e deri në prill do të duhet të paguaj qira prej 6000 denarëve. Më pas mbetet në mëshirën e fatit sepse në fund të muajit prill duhet të largohet nga banesa.

“Duhej më 31.12.2024 të largohem  nga këtu megjithatë asistenti që punon  me mua e luti blerësin, Semir Idrizi, e përshëndes shumë, e luti dhe më tha deri në fund të janarit mund të qëndroj. Dhe më pas asistenti prap i ka thënë dhe tha që deri në muajin prill, nuk mundet më shumë, që të mos dal në të ftoftë”, tha Stefan Ivanoviq.

Stefani merr ndihmë sociale nga shteti si dhe ka një asistent i cili i ndihmon në punët e shtëpisë. Ai ka aplikuar për banesë sociale, gjë që i takon me ligj, por megjithatë ende nuk ka marrë përgjigje nga organet kompetente.

“Kjo është kërkesa për banesë sociale. Më pas shkon… dokumentet origjinale janë parashtruar në Qeveri, në arkiv. Dokumentet duhet t’i shqyrtojë Komisioni, ndërsa vendos, sipas informacioneve që kam nga disa njerëz, ato dokumente duhet të parashtrohen edhe deri te Ministria e transportit dhe duhet të vendos.. në Qeveri, siç kam informacione unë apo ndoshta edhe dikush bënë shaka me mua, Aleksandar Nikollovski duhet të vendos…”, pohoi Stefan Ivanoviq.

Advertisement

Stefani ka nevojë për trajtim  me qeliza staminale në Kiev. Trajtimi i parë, që e ka bërë me mjetet nga shitja e banesës ka  qenë i suksesshëm, por për shkak të natyrës së sëmundjes, ai duhet të kryej edhe një trajtim të njëjtë në Kiev. Shuma e nevojshme vetëm  për trajtimin është 18 mijë euro, mirëpo nga numrat për donacione Stefani tashmë ka mbledhur 8 mijë euro. Së bashku me qëndrimin dhe shpenzimet rrugore, për trajtimin në Kiev i nevojiten edhe 12 mijë euro.

“Unë kam 1 mijë euro në llogarinë time devizore që e kam publikuar mirëpo në atë llogari nuk janë mbledhur shumë para. Unë kam 1 mijë euro. Plus edhe 2 mijë euro do të më duhen…

Për rrugën dhe qëndrimin atje?

Për rrugën…

d.m.th. 12 mijë euro.

Po edhe 12 mijë euro…”, deklaroi Stefan Ivanoviq.

Të gjithë njerëzit human që duan t’i ndihmojnë Stefanit, këtë mund ta bëjnë në këto numra të telefonit të hapura për donacione 143 330/ Telekom dhe 143 485 /A1, si dhe mund ta kontaktojnë drejtpërdrejtë në numrin e telefonit 072 512 457, ndërsa mund të bëjnë donacione edhe në xhirollogarinë që shihni në ekran.

GRAFIKË: 

STEFAN IVANOVIQ

200004097224314

STOPANSKA BANKA

NUMRI I TELEFONIT: 072512457

Advertisement
Advertisement