Nga muaji mars linja ajrore direkte nga Shkupi në Amsterdam

Nga muaji mars linja ajrore direkte nga Shkupi në Amsterdam

Pas një pauze prej 17 vitesh, Aeroporti Schiphol dhe Aeroporti i Shkupit do të lidhen me linjën ajrore me kosto të ulët Transavia. Nga marsi 2025 do të prezantohet linja ajrore direkte nga Shkupi në Amsterdam.

Shkupi dhe Amsterdami do të lidhen me linjën ajrore për herë të parë pas një ndërprerjeje prej 17 vitesh, pra që nga viti 2008.

Biletat janë në shitje dhe nga muaji janar do të ketë çmime promocionale.