Nga 1 marsi One Stop Shop drejt Kosovës! Në 2024 numër rekord i automjeteve të importuara në Maqedoni

One Stop Shop në kufirin me Kosovën pritet të vendoset më 1 mars, tha në Daily Click drejtori i Doganës, Boban Nikollovski. -Në bashkëpunim me doganën e Kosovës dhe MPB-në e Kosovës punojmë në këtë drejtim. Mendojmë të gjithë bashkë, se diku më 1 mars.-TV21: Këtë vit?-Po këtë vit.-TV21:Pra, sot një muaj.-Këtë vit me siguri do të fillojë të funksionojë One Stop Shop në Bllacë dhe Jazhincë dhe për atje jemi të gatshëm. Kjo do të thotë: ÇFARË DO TË THOTË ONE STOP SHOP?-Lehtësime për tregtinë-Përmirësim i konkurrencës së kompanive-Ulje e kohës së pritjes në pikat kufitare-Siguri më e madhe në pikat kufitare dhe ulje e korrupsionit “Ne si Drejtori doganore për 95% e mbaruam pjesën tonë. MPB po ashtu punon në mënyrë aktive në këtë sferë. Çështjet sistematike tani po zgjidhen në pjesën e digjitalizimit të sistemeve”, tha Boban Nikollovski. Me drejtorin e Doganës folëm edhe për importin e automjeteve. Të dhënat tregojnë se nga viti 2010 deri në 2024 janë importuar më shumë automjete. A nevojitet ulje e taksave doganore për import të automjeteve të reja? “Po, pajtohem se duhet menduar edhe për këtë çështje, por definitivisht do t’i njoftojmë qytetarët pasi fillojmë të mendojmë ose t’i ndryshojmë taksat doganore për automjetet e vjetra”, tha ai. AUTOMJETE TË REJA TË SHITURA2024 2024/2023Maqedonia 13,168 13.2%Serbia 27,862 10.0%BeH 11,952 1.0%Kroacia 63,806 12.5%Sllovenia 53,018 8.4% AUTOMJETE TË VJETRA TË IMPORTUARAMaqedonia 41,483BeH 58,632Serbia 135,000Kroacia 90,000Sllovenia 40,000Në Maqedoni çdo vit gjithnjë e më shumë importohen automjete të vjetra sesa automjete të reja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *