Netanjahu: Jemi ushtria më e moralshme në botë

Estimated read time 2 min read

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar hyrjen e trupave izraelite në formë tokësore në Gazë, duke e cilësuar si fazën e dytë të luftës me Hamasin.

Ai ka thënë se objektivat “janë shumë të qarta”.

Në një konferencë për media, Netanyahu të shtunën ka thënë se forcat izraelite kanë hyrë në Gazë për ta “çmontuar” Hamasin dhe për t’i sjellë pengjet në shtëpi.

Duke iu referuar bashkëpunimit me Perëndimin, Netanyahu ka thënë se “kjo do të jetë luftë e gjatë dhe e vështirë”.

“Por ne do të fitojmë. Ne do të ngadhënjejmë”, ka thënë Netanyahu, që e ka cilësuar konfliktin e ri si “luftën e dytë për pavarësi”. “Do të luftojmë dhe nuk do të dorëzohemi. S’do të dorëzohemi”.

Ai i është përgjigjur edhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që akuzoi Izraelin për krime lufte. “Mos na akuzoni për krime lufte. Nëse mendoni se ju mund të akuzoni ushtarët tanë për krime lufte, kjo është hipokrizi. Jemi ushtria më e moralshme në botë”, ka thënë Netanyahu.

Advertisement

Sipas tij, ushtria izraelite ka marrë masa për mbrojtjen e civilëve.

Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë në Gazë, ka thënë se mbi 7600 njerëz janë vrarë qëkur Izraeli nisi bombardimet. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë të premten se 40 për qind e të vrarëve janë fëmijë. Hamasi ka vrarë më shumë se 1400 persona në Izrael në sulmet e 7 tetorit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours