“Nëse verifikohen parregullsi, do të ketë përjashtime nga partia” – reforma brenda BDI-së

BDI tashmë ka nisur strategjinë për reformë gjithëpërfshirëse brenda strukturës së partisë. Deputetët e kësaj partie kanë nënshkruar Kodin e Praktikës së Mirë dhe Integritetit. Ky kod përputhet me atë të Kodin e Praktikës së Mirë në Fushën e Partive Politike, të miratuar nga Rezoluta e Komisionit të Venecias dhe e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Atë do ta nënshkruajnë edhe anëtarët tjerë të partisë, me kriteret e të cilit do të hetohen të gjithë. E nënkryetari i kësaj partie, Arbër Ademi në deklaratë për TV21 tha se për çdo parregullsi që verifikohet me fakte do të ketë masa rigoroze. Ademi në deklaratë për TV21 tha se procesi do të jetë transparent, ndërkaq thekson se janë konsultuar dhe po konsultohen me ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas për të njëjtin. Disa herë ka pasur reagime edhe brenda BDI-së se persona të njëjtë por qëndrojën në vijën e parë të cdo tubimi ose aktiviteti, por nënkryetari tjetër Bajram Rexhepi thotë se do të ishte vetvrasj nëse do të hiqen të gjith anetarët e vjetër. Hapin e parë në këtë drejtim, BDI e bëri në Strugë kur emëroi u.d. kryetar dege Faton Pollozhanin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *