Nervozohet Mulla Osmani, e quan komunist Blerim Latifin

Teksa në studiot e emisonit ‘Pressing’ në T7 po flitet lidhur me raportet Turqi-Kosovë, kanë filluar polemika ndërmjet profesorit universitar, Blerim Latifit dhe Osman Musliut, imam në xhaminë e Drenasit.
Musliu e ka cilësuar si “komunist” Latifin, teksa ka thënë se çdo tematikë e ngritur nga ai shihet si ofendim për komunitetin mysliman. “Çdo temë e jotja është fyerja ndaj myslimanëve… Brendësia jote është komuniste, në komunizëm je shkollu”, iu është drejtuar Latifit Musliu. Profesori universitar ka thënë se duhet bërë dallimi mes kritikës dhe ofendimit. Latifi ka folur edhe për Sulltan Mehmeti i Dytë ka qenë një anti-shqiptar dhe nuk e kupton pse një muze shqiptar të mbajë emrin e tij.

“Së pari, u tha që është donacion i TIKA-s. Por kjo nuk është tërësisht e vërtet. Komuna e Prishtinës po jep 500 mijë për këtë projekt. Pra gjysmë milioni. Ky nuk është donacion. Ky është bashkë-investim. Këtë hamam e ka ndërtuar Sulltani Mehmeti i dytë. Kjo është problematike. Ai ka bërë luftëra të mëdha ndaj shqiptarëve. Thuhet se edhe malet i ka shkurtuar që të mos mund të bëhen sulme guerile nga ushtarët e Skënderbeut. Thuhet se në vitet 1400, kishte rrethuar shqiptarët në kalanë e Artanës. Artana mbrohej nga një komandant shqiptar me emrin Llesh. Pasi u pushtua Artana, u vranë të gjithë burrat. Ata u masakruan, ndërsa gratë u bënë skllave”, ka thënë ai.
“Është fatkeqësi që një hamam i tij të rindërtohet në kryeqytetin e dytë të shqiptarëve. Ai edhe emrin e ka pasur Fatih, që do të thotë pushtues. Nuk e di pse komuna në këtë kohë shumë të vështirë me pandeminë po bën dëme të mëdha ekonomike, të investohet në një këso projekti”, shtoi Latifi./Metro/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like