• 04-08-2021

Në spital janë mjekuar 702 pacientë, krevate të lira ka pothuajse në të gjitha qendrat për Kovid

Në 24 orët e fundit në qendrat për kovid në vend është paraqitur se po mjekohen 569 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus. Në qendrat rajonale në Manastir dhe Shtip janë hopsitalizuar 133 të sëmurë, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me kovid-19, të cilët në spital mjekohen në qendrat për kovit është 702, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalet në brendësi, siç theksohet, ka rreth 90 krevate të lira, ndërsa bëhen edhe regjistrime të pacientëve të shëruar me çka do të lirohen shtretërit shtesë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 75 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 58 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 48 pacientë, në Veles mjekohen 67 të infektuar, ndërsa në Kumanovë 73 pacientë pozitivë me Kovid-19. Në qendrën për kovid në Ohër janë hospitalizuar 95 pacientë, në Prilep 91, në Gostivar 42, në Strugë 30, në Strumicë 30, në Koçan 23, në Kërçovë 20, në Kavadar 39, Gjevgjeli 11. Numrat ndryshojnë nga çasti në çast, sipas pranimeve të bëra të pacientëve, theksojnë nga Ministria.

Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende spitalore deri tek të cilat ka furnizim të oksigjenit. Edhe përveç rrjedhës së madhe të pacientëve në dhjetë ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë, kapacitetet e reparteve të kovid do të zgjerohen në mënyrë shtesë, qëndron në kumtesë.

Read Previous

Rritje e qarkullimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Read Next

Tetovë, autobusët do të kushtojnë 1,2 milion euro, sot është hapja e ofertave për kompanitë

%d bloggers like this: