• 16-05-2021

Në repartet infektive në vend trajtohen 826 pacientë, ka shtretër të lirë

Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në spitalet në vend është raportuar se trajtohen gjithsej 826 pacientë, ka shtretër të lirë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Pas raporteve të spitaleve, të cilat mbërrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në Spitalin në Manastir janë të shtruar 74 pacientë pozitivë dhe suspektivë ndaj Kovid-19, në Spitalin në Shtip 56 pacientë, në Repartin Infektiv në Tetovë ka 43 pacientë, në Veles trajtohen 70 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 106 pacientë pozitivë dhe suspektivë ndaj Kovid-19. Në kovid qendrën në Ohër 105 pacientë, në Prilep 116, në kovid qendrën në Gostivar 47, ndërsa në Strugë 31 të sëmurë. Në Siptalin në Strumicë 91 pacientë, në Koçan 21, në Kërçovë 18, në Kavadar 39, ndërsa në Gjevgjeli 9 persona pozitivë ndaj koronavirusit”, qëndron në kumtesën e MSH-së.
Nga Ministria theksojnë se numrat ndryshohen nga ora në orë, sipas pranimeve të kryera dhe lëshimit të pacientëve.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe suspektivë ndaj koronavirusit, të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend është 1.285 dhe ka rreth 120 shtretër të lirë në kovid qendrat”, informojnë nga MSH-ja.

Gjatë ditës, informojnë nga MSH, bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar, me çfarë do të lirohen shtretër shtesë.

Read Previous

Grubi përgjigjet për akuzat e Palokës

Read Next

Në shtator rroga mesatare 27.405 denarë

%d bloggers like this: