Në Moskë kush vaksinohet, mund të fitojë veturë falas

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, u ka ofruar banorëve mundësinë për të fituar një veturë në një përpjekje për të inkurajuar vaksinimin. Ky vendim vjen ndërsa autoritetet kërkojnë të përshpejtojnë vaksinimin e popullsisë .

“Nga 14 qershori deri më 11 korrik 2021, qytetarët që marrin dozën e tyre të parë të vaksinës do të bëhen pjesëmarrës të një lotarie veturash”, njoftoi Sobyanin.

“Çdo javë do të fitohen pesë vetura, secila me vlerë rreth 1 milion rubla, por sigurisht që fitimi kryesor për ata që vaksinohen nuk mund të krahasohet me asnjë veturë – është shëndeti i tyre dhe paqja”, shtoi Sobyanin.

Moska ka raportuar 7.704 raste të reja, rritja më e madhe në gjashtë muaj. Pavarësisht nga bllokimet e rrepta pranverën e kaluar, autoritetet lehtësuan kufizimet nga mesi i verës në një përpjekje për të rigjallëruar ekonominë.

Rusia filloi fushatën e saj të vaksinimit masiv në dhjetor, me Sputnik V – e cilësuar nga presidenti rus Vladimir Putin si vaksina më e mira në botë – që është falas dhe e disponueshme kudo në Moskë.

Deri më tani, 18 milionë njerëz ose 12% e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës./© KOHA.net

Read Previous

Le Pen: Serbia s’ka interes të integrohet në BE

Read Next

Ministri serb sulmon Albin Kurtin: Frikacak! Do të marrë një grua në dialog

%d bloggers like this: