Ndryshimet kushtetuese, Kasami: Na duhet lider që do të na ulë bashkë Maqedoninë dhe Bullgarinë

Bilall Kasami në Daily Click në TV21 tha se, futja e bullgarëve në Kushtetutë mund të jetë lehtë e zgjidhshme por siç thotë, në këto ndryshime të përfshihen edhe kërkesat e tjera si himni dhe 20%. Për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë, Kasami tha se duhet një lider që do t’i ulë Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë që siç thotë, edhe bullgarët të futen në Kushtetutë, por edhe Maqedonia të avancojë drejt BE-së. Për ndërmjetësimin e një lideri, Kasami tha se e ka fjalën për Uashingtonin dhe Brukselin “Unë mendoj se edhe çështja e ndryshimeve kushtetuese që ka të bëjë me kërkesën e Bullgarisë, që ka të bëjë me futjen e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë, mund të jetë më lehtë e zgjidhshme por të jetë në një pako me këto ndryshime. Nuk e shoh si diçka të veçantë ose kundër kësaj që është iniciuar. Hapja e kushtetutës e lehtëson edhe futjen e bullgarëve në Kushtetutë që është kërkesë për të vazhduar integrimin në BE dhe në këtë rast nuk e shoh problemin në Maqedoni ose nuk e shoh problemin te rezistenca për të ndryshuar Kushtetutë dhe për të futur komunitetin bullgar në Kushtetutë, por më tepër e shoh si një situatë që është e paqartë në rrethana pak më të gjera gjeostrategjike ku na duhet një lider ku do të na ulë edhe Maqedoninë dhe Bullgarinë”, tha Kasami.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *