Ndodh në Manastir/ Gjinekologu lejoi gruan e tij të bënte “prerje cezariane”

Një skandal ka tronditur departamentin e gjinekologjisë në spitalin e Manastirit, për shkak të të cilit dy gjinekologë janë pezulluar nga puna dhe është inicuar një procedurë disiplinore dhe janë ngritur kallëzime penale, njofton “Kanal 5”, përcjellë Nmk-post.

“Një mjeke nga Beogradi, e cila nuk kishte licencë të duhur për të punuar nga Oda Mjekësore e Maqedonisë, kishte bërë operacion c ezarian në Spitalin Klinik në Manastir”

Advertisement
, njoftoi Ministria e Brendshme. Mjekja është gruaja e një gjinekologu 33-vjeçar në spitalin e Manastirit. Ai së bashku me kolegun e tij gjinekolog dhe njëherit edhe shok me njëri tjetrin, i moshës 60-vjeçare nga Manastiri, tejkaluan autoritetin e tyre dhe lejuan që mjekja nga Beogradi të kryente një operacion cezarian në sallën e operacionit të spitalit të Manastirit më 1 janar të këtij viti.

Dy gjinekologët nga Manastiri janë raportuar për krim dhe keqpërdorim të detyrëst zyrtare, ndërsa burri i mjekes nga Serbia dyshohet se ka falsifikuar një dokument zyrtar. Nga ana tjetër, mjekja serbe u raportua për mashtrim dhe që nuk veproi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë./Nmk-post/

Burimi: https://kanal5.com.mk/skandal-vo-bitolskata-bolnica-ginekolog-i-dozvolil-na-soprugata-da-izvrshuva-carski-rez/a460161

Advertisement
Advertisement

You May Also Like