Ndërron jetë mësuesi nga Shkupi Qamuran Kuçi

Edhe një lajm i trishtë vjen nga Shkupi. Të premten në mbrëmje ka ndërruar jetë mësuesi i njohur Qamuran Kuçi. Lajmi i hidhur është publikuar nga shumë figura të njohura të sferës publike. Ngushëllime për mësuesin Qamuran Kuçi kanë postuar edhe zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, si dhe nënkryetari i BDI-së, deputeti Izet Mexhiti.
Qamuran Kuçi ishte mësues me profesion. Për një kohë ka qenë në detyrën e drejtorit të shkollës fillore Vasil Gllavinov. Ai është babai i ish-ministrit të ekonomisë dhe profesorit universitar Driton Kuçi.
“Ndjehem jashtëzakonisht i pikëlluar dhe plot dhimbje, për humbjen tënde mik, bashkëveprimtarë e pjestarë i yni i familjes.
Kishim rrugëtuar e bashkëpunuar për gjatë kohë, mirënjohës qëndroj para angazhimit tënd. Do të ndjehet thellë mungesa e energjisë tënde dhe pozitivitetit që ti përçoje gjithmonë! Do të përkujtojmë për mirë çdoherë! Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Qamuran Kuçit” ka shkruar nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti.
Redaksia e NMK-Post shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kuçi dhe miqve të të ndjerit!

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like