Ndërron jetë i riu nga Tetova, Ballistët me dedikim prekës

Estimated read time 2 min read

Sot ka ndërruar jetë i riu nga Tetova, Xhemil Elezi. Sipas informacioneve të para u tha se i riu Xhemil Elezi ka ndërruar jetë shkaku i rrymës elektrike, po që ky informacion u demantua nga familjarët e tij ku sipas tyre thuhet se ka pësuar një sulm kardiak ku dhe më pas ka ndërruar jetë.

Lajmin e hidhur për vdekjen e të riut Xhemil Elezi e ka dhënë tifo grupi Ballistët ku dhe vet ai ishte anëtar i grupit.

Ja postimi i plotë në facebook i BALLISTËVE

NJË TJETËR LAJM I HIDHUR NA ERDHI SOT! Edhe nje lajm i trishtë për ne Ballistët ku sot u nda nga jeta anëtari dhe vëllau ynë Xhemili.Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të anëtarit tonë Xhemil Elezi. Në emër të tifogrupit Ballistët u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Elezi dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të, tribuna do jetë e zbehtë pa ty vlla!Ne do ta mbajmë gjithmonë mend Xhemilin për ndihmën dhe kontributin e pakursyer që ai dha në emrin e Shoqatës së tifozëve Ballistët 1992.Lusim Allahun e Gjithmëshirshëm që ta shpërblejë me Xhennet Xhemilin si dhe t’u jap durim familjarëve dhe të afërmve të tij! Për vorimin e të ndjerit do t’iu njoftojmë gjatë ditës.

Advertisement

Portali informativ NMK-post shpreh ngushëllime familjes dhe shoqërisë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like