Navalny kërkon ilaç për të përballur dhimbjet në b u r g

Kundërshtari i Vladimir Putin, Alexei Navalny kërkon të marrë ilaçe për të përballuar dhimbjet në këmbë, ndërkohë që është në bu*rg. Ai deklaroi se kërkesa e tij për trajtim mjekësor është refuzuar dhe denoncoi se një roje e zgjon atë çdo orë gjatë natës, me qëllim që të përkeqësojë gjendjen e tij shëndetësore. Anëtarët e Komitetit të Mbikëqyrjes Publike vizitoi të premten në burg Navalnyn, për të parë gjendjen e tij.
“Mësuam se ai kishte dhimbje në këmbë dhe na kërkoi ndihmë për ilaçe që i lehtësojnë dhimbjet. Ai ende nuk mund të ecë”, u shpreh kreu i Komitetit, Vyacheslav Kulikov. Por nuk ka asnjë sqarim nëse Alexei Navalny e mori ilaçin që kërkoi. E vetmja gjë që dihet, është se kërkesa e tij është regjistruar zyrtarisht./Vizionplus/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like