MSH: Lloji delta i virusit shpërndahet shpejt te personat e pavaksinuar

Estimated read time 2 min read

Ministria e Shëndetësisë njofton se 16 pacientë janë të hospitalizuar për shkak të coronavirusit. Sipas tyre, gjendja epidemiologjike mbetet stabile, spitalet nuk janë të mbushura, ndërsa edhe pse sistemi shëndetësor është i gatshëm në rast të përkeqësimit të situatës, nga MSH shpresojnë të mos ndodhë.

“E vetmja mënyrë për të parandaluar valën e re dhe përhapjen e llojit delta të coronavirusit është imunizimi më masiv”, theksojnë nga MSH.

Ata shtojnë se deri tani janë vërtetuar dhjetëra raste me këtë lloj të virusit dhe asnjëri prej tyre nuk ka qenë i vaksinuar.

“Jo vetëm te ne, analizat e fundit botërore tregojnë se lloji i ri delta shpërndahet te personat e pavaksinuar. Në Evropë, që nga illimi i muajit, 84% e rasteve të reja në Holandë janë të pavaksinuar, ndërsa 10% janë të vaksinuar vetëm me një dozë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar, gati dy të tretat e infektuar me llojin telta dhe më shumë se gjysma e të vdekurve, nuk kanë qenë të vaksinuar”, theksojnë nga MSH.

Advertisement

Ata shtojnë se edhe Spanja shënon rritje të rasteve të reja te personat e rinj që nuk janë të vaksinuar.

“OBSH thotë se të gjitha vaksinat janë efikase kundër llojeve ekzistuese dhe mutacioneve të këtij virusi. Edhe pse disa nga studimet tregojnë se efikasiteti zvogëlohet kundër llojit delta, vaksina mund të parandalojë formën e rëndë, hospitalizimin dhe vdekjen.”, sqarojnë nga MSH./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like