Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar raportimet e TV21, për aksion policor brenda këtij institucioni. Nga MPB shtojnë se aksioni policor ka të bëjë me punën e Departamentit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në lidhje me: Bastisje në hapësirat e MPB-së, dyshime për keqpërdorime gjatë servisimit të veturave të policisë “Nëpunës të policisë nga Departamenti për Çrrënjosje të Krimit të Organizuar dhe Serioz, Departamenti për Polici Kriminalistike dhe Departamenti për Kontroll të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pas udhëzimeve të prokurorit kompetent publik vijojnë masa dhe aktivitete lidhur me punën e Departamentit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në MPB”, konfirmuan nga MPB. Siç raportoi TV21, bëhet fjalë për hetim lidhur me dyshime për keqpërdorim të procedurës së prokurimit gjatë serivisim të veturave zyrtare në këtë institucion.
MPB konfirmon aksionin policor brenda këtij institucioni
Advertisement
Advertisement
Advertisement