Jose Mourinho nuk shpëton kurrë nga problemet. Ai është dënuar së fundmi nga UEFA, pasi ndeshja e Tottenhamit kundër Royal Antwerp filloi me vonesë.
Delegatët e UEFA-s shënuan gjithçka dhe ngarkuan me përgjegjësi pikërisht klubin anglez. Mourinho u dënua me një ndeshje pezullim, ndërsa UEFA gjobiti Tottenhamin me 25 mijë euro.
Sezoni nisi me oshilacione për “Spursat”, por momentalisht janë në vendin e dytë pas Southamptonit me një pikë. Mourinho duket se do të bëjë një sezon të mirë dhe pse nuk ka një ekip me cilësitë e Chelseas, Liverpoolit apo Manchester City-t.
Advertisement
Advertisement
Advertisement