Në fundjavë reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë
Nga pasditja e sotme deri në mëngjesin e së hënës nën ndikimin e valës së lagësht do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilët në vend do të jenë më të bollshme (mbi 35 l/m2). Reshjet lokale nesër do të jenë të rrëmbyeshëm dhe të shoqëruar me bubullima, tha HMRC.
Sot e sidomos nesër do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor (mbi 70 km/h).
Advertisement
Në Shkup deri të hënën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, veçanërisht sot gjatë natës dhe nesër në mëngjes, si dhe gjatë orëve të natës drejt së hënës. Sot dhe nesër do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor.
Advertisement
Advertisement