Gjatë ditës sot na pret mot kryesisht me diell, me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Vranësirat do të rriten në fund të ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë nga 4 deri në 9 gradë Celsius.
Në Shkup gjatë ditës pritet mot kryesisht me diell dhe i qetë. Në fund të ditës dhe gjatë natës me vranësira të konsiderueshme. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 8 gradë.
Temperatura më e ulët sipas DPHM-së mëngjesin e sotëm është regjistruar në Kodër të Diellit, -8 gradë Celsius, -7 në Mavrovë, -6 Krushevë, -5 Manastir, -4 Kriva Pallankë, Ohër, Prilep, Pretor, -3 në Veles, Berovë, -2 në Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Strumicë, Vinicë, Tetovë, -1 në Shtip, Demir Kapia dhe 3 në Gjevgjeli.
Lartësia e shtresës së borës në Kodër të Diellit arrin 32 centimetra, 29 në Mavrovë dhe 5 në Gjurishte.