“Monoetnike, me disa vasalë shqiptarë” – Ilire Dauti akuzon shumicën që synon t’i “partizojë mediat”

Deputetja e ASh – Fronti Europian, Ilire Dauti ka reaguar pasi në Kuvend nuk është pranuar propozimi i saj që të tërhiqet nga rendi i ditës zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Mediave, transmeton TV21. Dauti thotë se me këtë veprim shumica parlamentare synon të partizojë mediat. “Sot kërkova që pika për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për Media të hiqet nga rendi i ditës. Siç edhe pritej, propozimi im u refuzua. Kjo shumicë, jolegjitime dhe monoetnike, me disa vasalë shqiptarë, kanë vendosur që të partizojnë mediat dhe të ngulfatin lirinë e mediave në vend”, shkruan Dauti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *