Mjeku i burgut: Altin Çoku ka qenë i dënuar se tentoi të digjte edhe kushërirën

Estimated read time 1 min read

Altin Çoku, 39-vjeç është arrestuar sot pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare, pas publikimit në Tik Tok, të fotos intime mes tyre.

Lidhur me rastin, burimet konfirmojnë se Çoku ka qenë i burgosur para 14 vitesh, në burgun e Lezhës, pasi ka tentuar të djegë kushërirën e tij.

“Para 14 vitesh kam punuar mjek me burgjet. E kam pasur tek burgu i Lezhës. Atëherë kishte tentuar të djegë një kushërirë. Është mashtrues ordiner. Familja, gruaja dhe babai e kanë ndihmuar por ai vazhdon. Gjatë karantinës bëri aksident tek semafori në Laprakë, ku mbeti një djalë, viktimë.

Advertisement

Me të doli pa lagur. Ishte ai në timon, tha. Nuk është rastësi që ai vazhdon e bën veprime po njësoj, nuk e ndëshkojnë dhe e tolerojnë nga sëmundja që ka. Ka defekt të shtyllës kurrizore por kjo nuk është arsye, që t’i shpëtojë dënimeve”, u shpreh burimi për Dritare.net

Advertisement
Advertisement

You May Also Like