![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Ministrja e Drejtësisë e Serbisë, Maja Popoviq është bërë objekt tallje pas një deklarate të dhënë në një televizion privat serb.
Si e ftuar në programin e mëngjesit në televizionin Happy, ajo tha se të dyshuarit në hetimin kundër Veljko Belivuk dhe Marko Miljokviq mund të dënohen me vdekje, dhe pastaj e përsëriti atë edhe një herë për të shpërndarë dyshimet se ishte një gabim.
Për të larguar të gjitha dyshimet e shikuesve se ajo bëri një gabim, ajo e përsëriti edhe një herë dhe konfirmoi se padyshim që jo vetëm nuk e di se çfarë lloj politike penale ka vendi, por gjithashtu harroi se dënimi me vdekje nuk ekziston në shtetin serb për gati 20 vjet (shfuqizuar zyrtarisht në vitin 2002).
![](https://i.imgur.com/FK1NUCk.jpg)
![](https://i.imgur.com/LIoPAGY.jpg)
![](https://i.imgur.com/CRU701k.jpg)
![](https://i.imgur.com/l7bgfeN.jpg)
![](https://i.imgur.com/iPHyMLz.jpg)
Ministrja gjithashtu harroi se Serbia ka nënshkruar konventat ndërkombëtare që ndalojnë dënimin me vdekje, por edhe ajo pjesë e Kushtetutës e cila thotë, “Jeta e njeriut është e paprekshme. Nuk ka dënim me vdekje në Republikën e Serbisë “.
Përgjigja e saj befasoi edhe prezantuesen, e cila komentoi se ajo kurrë nuk kishte dëgjuar për këtë, dhe më pas ministrja “çimentoi” deklaratën e saj me një fjali tjetër, “Sipas ligjit, është e mundur”.
Vetëm pasi prezantuesja vendosi të ndryshojë temën, ministrja “futi” në mes të fjalisë së saj dhe kërkoi falje, duke thënë se ajo nënkuptonte burgim të përjetshëm. /Telegrafi/