Ministria e Shëndetësisë për kontrollet në Klinikën e Onkologjisë: Klinika sot funksionon normalisht

Estimated read time 1 min read

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me kontrollin e sotëm të policisë në Klinikën e Onkologjisë në Shkup.

Nga Ministria njoftojnë se Klinika Universitare për Onkologji dhe Radioterapi po funksionon normalisht dhe aktualisht janë duke u bërë ekzaminime të rregullta, si dhe pacientëve u jepen terapi dhe trajtime të vazhdueshme.

“Lidhur me hetimet në vazhdim dhe informacionet nga mëngjesi i sotëm, Ju lutemi të kontaktoni institucionet kompetente”, thonë nga MSH.

Advertisement

Ndryshe, sipas disa raportimeve të mediave ka edhe mjekë të arrestuar. Kontrollet janë pjesë e aksionit që ish-ministri Oliver Spasovski ka nisur para disa muajsh me prokurorinë e Shkupit për serinë e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në këtë klinikë

Advertisement
Advertisement

You May Also Like