Arabia Saudite kërkon ruajtjen e naftës, çfarë pritet të ndodhë me kërkesën globale

Estimated read time 2 min read

Arabia Saudite i ka kërkuar kompanisë së saj kombëtare të naftës, Aramco , të ruajë kapacitetin maksimal të prodhimit në 12 milionë fuçi në ditë, duke “braktisur” planin që kishte shpallur në vitin 2021, për prodhimin e 13 milionë fuçive në ditë.

“Aramco njofton se ka marrë një direktivë nga Ministria e Energjisë për të ruajtur kapacitetin e saj maksimal të prodhimit në 12 milionë fuçi në ditë në vend që ta rrisë atë në 13 milionë fuçi në ditë siç ishte planifikuar. Kompania do të publikojë parashikimin e saj për shpenzimet e investimeve kur të shpallë rezultatet vjetore të 2023 në mars ”, thuhet në deklaratën e kompanisë së naftës.

Por sipas asaj që raporton Reuters, vendimi për të mos rritur kapacitetin maksimal të prodhimit nuk lidhet me çështje teknike, teksa shtoi se kjo gjë nuk do të ndikojë në ndryshimin e kërkesave për naftë. Kompania Aramco mund ta rrisë sërish prodhimin, në rast se i kërkohet.

Advertisement

Njoftimi vjen mes shqetësimeve në rritje në lidhje me perspektivën për kërkesën globale të naftës, duke pasur parasysh tranzicionin e vazhdueshëm global drejt dekarbonizimit, i cili hedh një hije mbi planet afatgjata të investimit të karburanteve fosile.

Kërkesa globale për naftë pritet të jetë rritur me 2.3 milionë fuçi në ditë në vitin 2023 , në një total prej 101.7 milionë fuçi në ditë, sipas raportit vjetor të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Aramco është eksportuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar . Sipas deklarimeve të shpallura nga tetori 2022, prodhimi i Arabisë Saudite është rreth nëntë milionë fuçi në ditë, nën kapacitetin e saj të prodhimit prej 12 milionë fuçi në ditë

Advertisement
Advertisement

You May Also Like