Ministri Shaqiri uron Fitër Bajramin

“Gjatë këtij fragmenti të jashtëzakonshëm kohe, ditët e festave të mëdha janë ato që na mbushin me shpresë.
Uroj me zemër sot, të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Fitër Bajramit.
Kjo është një ditë solidariteti mes njerëzve, dita kur individi dhe shoqëria bashkohen në përkujdesjen ndaj më të pamundurve.
Mendimet e mia janë për të gjitha familjet në nevojë. Lutjet e mia shkojnë për të gjithë jetët e humbura dhe për ata që po luftojnë me Kovid19.
Le ta mësojmë më shumë se kurrë thelbin e sakrificës dhe solidaritetit. Le të jetë kjo festë një ogur për ditë më të mira.
Zoti ju bekoftë me shëndet dhe gëzime paçi përherë!”, ka deklaruar Jeton Shaqiri./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like