Ministri Shaqiri demanton informacionet se ai do të jetë kandidat i BDI-së në Strugë

Estimated read time 1 min read

Emri i ministrit Jeton Shaqiri nga radhët e BDI-së, dje ishte lakuar në shumë media se do të jetë kandidat për kryetar të Strugës në zgjedhjet lokale, shkruan Nmk-post. Nëpërmjet një statusi në Facebook, ministri Shaqiri ka mohuar kandidimin e tij për të parin e Strugës, madje ai ka postuar edhe një fotografi me kryetarin aktual Ramiz Merko, duke përçuar mesazhin se ai do ta përkrahë këtë të fundit në zgjedhjet lokale.

Ja reeagimi i plotë i minsitrit Shaqiri:
:Gjithmonë përpara dhe të bashkuar, me ide të qarta dhe program politik progresiv, në fitore të tjera!
BDI gjithmonë ka qënë bartëse e proceseve më të rëndësishme për shqiptarët në R.e Maqedonisë së Veriut.
Çdo herë bashk me kryetarin e degës Ramis Merko dhe BDI- Strugë do të jemi pergjigjja më e mirë e gjithsecilit që ka qoftë edhe dyshimin më të vogël!
Struga mbështet Ramiz Merko – Faqja Zyrtare, unë dhe të gjithë qëndrojmë mbas tij!”, ka shkruar Shaqiri./Nmk-post/

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like