Ministri izraelit: Ate qe e bejme ne Gaza mund ta bejme edhe ne Bejrut

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Galant paralajmëroi sot grupin shiit libanez Hezbollah kundër përshkallëzimit të konfliktit përgjatë kufirit, duke thënë se Izraeli “mund të bëjë në Bejrut atë që po bëjm tani në Gaza”.

“Hezbollahu po e tërheq Libanin në një luftë që mund të ndodhë,” u tha Gallant ushtarëve në një video të transmetuar nga kanalet televizive izraelite.

Advertisement

Sipas tij, Hezbollahu bën gabime dhe ata që do të paguajnë çmimin janë mbi të gjithë qytetarët e Libanit.

“Atë që bëjmë në Gaza, mund ta bëjmë në Bejrut,” tha Gallant.

Advertisement
Advertisement