“Mini-Shengeni” ndërron emër, tani quhet “Ballkani i Hapur”

Estimated read time 2 min read

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të enjten kanë nënshkruar iniciativën bashkëpunuese rajonale mes tre vendeve.

Për dallim që në fillim të saj në Novi Sad, kjo nismë quhej “Mini-Shengen” në Shkup u vendos që ajo të emërohej “Open Balkan” apo në shqip “Ballkani I Hapur”.
Në krye të deklarimeve të tre liderëve ka qenë refuzimi i Kosovës që të jetë pjesë në këtë nismë.

Madje kryeministri kosovar Albin Kurti ndër muaj e vite e ka quajtur iniciativën “Jugosllavi të Re”

“Kush thotë që kjo nismë është e bërë në bodrumet e ish-Jugosllavisë për ri ngritjen e saj , jeton në një botë paralele”, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Nga ana e tij presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se shtetit i tij është gati të bëjë lëshime për të bindur Kosovën që të bëhet pjesë e nismës.

Advertisement

“Nëse i kërkohen Serbisë lëshime, ne jemi të gatshëm të bëjmë një gjë të tillë. Nëse për ju është poshtëruese që Kosova të prezantohet me yll, lirisht vendoseni Serbinë me katrorë përmbi”, theksoi Vuçiq.

E nikoqiri kryeministri Zoran Zaev pos që ka ftuar Kosovën , Malin e Zi e Bosnjën që të bëhen bashkë me ta në nismën e“Ballkani i Hapur” thirri Brukselin që sa më shpejt t’ia liberalizojë vizat shtetasve të Kosovës

Advertisement
Advertisement

You May Also Like