Mickoski: Rritja e BPV-së për 3% më e madhja në Europë/ Finance Think: Mbetemi në projeksionet për rritje të BPV në 2024 prej 2,7%

Mickoski: Rritja e BPV-së për 3% më e madhja në Europë/ Finance Think: Mbetemi në projeksionet për rritje të BPV në 2024 prej 2,7%

Rritja e BPV-së për 3% në tremujorin e tretë të vitit është një nga rritjet më të mëdha në Europë, u lavdërua kryeministri Hristijan Mickoski. Shkalla më të mëdha të rritjes priten në tremujorin e fundit, kur regjistrohen edhe të ardhura më të mëdha në bazë të tatimeve, kontributeve dhe doganave. Tha se vitin mund ta përfundojmë me rritje të BPV-së prej 3%.

Për një periudhë të shkurtër e konsoliduam ekonominë dhe mund të them se jam i kënaqur, tha Mickoski. Ai pret rritje të përshpejtuar edhe në 2025. Këtë e bazon në investimet kapitale dhe ciklin e paralajmëruar investimesh prej rreth 800 milionë eurove me paratë e huamarrjes hungareze të dedikuara komunave dhe kompanive.

Advertisement

Por LSDM doli me reagim.

Por rritja e BPV-së në tremujorin e tretë prej 3% nuk i lëvizi projeksionet e Institutit për hulumtime ekonomike dhe politika, Finance Think. Presin rritje të BPV-së prej 2,7% për këtë vit.

Përkundër optimizmit të kryeministrit se këtë vit mund të arrijmë rritje të ekonomisë për 3%, projeksionet e Bankës popullore janë se këtë vit do ta përfundojmë me BPV prej 2,3%. FMM parasheh rritje prej 2,2% ndërsa Banka popullore prej 1,8%. Qeveria në rebalancin e buxhetit shkroi se pret rritje të BPV-së prej 2,1% për 2024. 

Advertisement
Advertisement