• 05-03-2021

Mickoski: Nuk mund t’i përmirësojmë gabimet që i bënë Zaevi

Kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO-së Hristijan Mickoski paralajmëroi se nuk do të merr pjesë në një takim liderësh të thirrur nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski. Por u shpreh i gatshëm që të merr pjesë në një takim të thirrur nga kryeministri Zoran Zaev, i cili njëherit është edhe kryetar i LSDM-së.

Ndërkohë sa i përket kontributit të opozitës në negociatat me Bullgarinë, u shpreh se është e pamundshme që opozita të mund ti përmirësoj të gjitha gabimet që i bën kryeministri, Zoran Zaev.

 

“Unë që para disa muajve kur praktikisht alarmova për këtë që veçmë ndodhim unë kam kërkuar takim të liderëve. Ju nuk mund të kontribuoni në rast se shihni se si kryeministri jep intervistë në një medium të fqinjit tonë, sepse shihet qartë se krejt ajo që është ndërtuar ndër vite, në një intervistë 30 minutshe rrënohet gjithçka”, tha Mickoski.

 

Ndërkohë sa i përket 100 ditshit të Qeverisë së Zaevit ai tha se në ditën e 107-të shënojnë 100 ditët e Qeverisë, respektivisht siç vonohen në gjithçka, ashtu u vonuan edhe me atë që unë do ta quaja promovim laraman, kështu e komentoi konferencën e përbashkët të Qeverisë lideri i opozitës, Hristijan Mickoski.

 

 

“Këto janë 100 ditët më të dobëta të cilësdo Qeveri deri më tani, nga e cila mund të mbahen mend vetëm humbje. Për 100 ditë kemi marrë veto në rrugën drejt BE-së, u futëm në recesion ekonomik, ra një bankë-një TAT i dytë, aferë prej rreth 200 milion eurove, u rrit çmimi i energjisë elektrike, për fat të keq 1400 qytetarë kanë humbur jetën nga pandemia gjatë këtyre 100 ditëve, për shkak të paaftësisë akute në shëndetësi”, tha mes tjerash Mickoski./Northmacedonia-post/

 

Read Previous

Alkaloid është njëra nga kompanitë ku do të ruhen vaksinat e Covid 19

Read Next

Kosova operon si e pavarur në sistemin energjetik

%d bloggers like this: