Mickoski: Nuk kërkova falje por thash se më vjen keq për atë që i ka ndodhur Selës më 27 prill

I ftuar në ClickPlus, kreu i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, u pyet për ngjarjet e 27 prillit, për të cilat Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, javën e kaluar deklaroi se Mickoski ka kërkuar falje për ndodhitë e përgjakshme.

“Me të vërtet më vjen keq dhe do të doja që ta kthej kohën që kjo gjë të mos ndodhte, por ja që ka ndodhur, dhe më vjen keq dhe do të doja që askujt asnjëherë të mos i ndodhë”, tha Mickoski.

TV21: Ju vjen keq, por nuk kërkoni falje, që të precizojmë…

“Po është njerëzore të ju vijë keq nëse dikujt i ka ndodhur diçka e tillë, por që të kërkoni falje për diçka, ju duhet të jeni arsyeja që ajo ka ndodhur. Unë nuk jam arsyeja dhe nuk mund të kërkoj falje për diçka që nuk jam arsye që ka ndodhur”, u shpreh Mickoski.

Javën e kaluar, duke folur në emisionin ClickPlus, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se Mickoski ka kërkuar falje për sulmin e 27 prillit

Advertisement
, ku më së keqi e pati pësuar kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Kjo kërkimfalje, që tani Mickoski po thotë se nuk e ka bërë, por edhe heqja e emërtimit të gjihës shqipe si gjuhë e 20%-shit, Taravari pat thënë se janë sinjale të mira që hapin rrugën e bashkëpunimit mes bllokut opozitar maqedonas dhe atij shqiptar, respektivisht VMRO-DPMEN-së dhe koalicionit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa. Edhe Mickoski duke folur për këtë gjë ta se një koalicion i këtillë do të ishte në dobi të qytetarëve./TV21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like