Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se për shkak të skadimit të mandatit në periudhën parazgjedhore, në 3 institucione shëndetësore publike zhvillohen konkurse për përzgjedhjen e 4 pozitave drejtoresh.
Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile – Shkup, pas konkursit për drejtor të ri mjekësor, sipas dokumentacionit të dorëzuar është përzgjedhur doktori Fadil Cana.
Në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup, pas konkurseve të zhvilluara, drejtoreshë mjekësore u emërua dr.Viktorija Jovanovska dhe drejtor organizativ Jeton Shaqiri.
Në Klinikën për Psikiatri, drejtor mjekësor është emëruar prof. Dr Stojan Bajraktarov.
Të gjithë drejtorët e emëruar të institucioneve shëndetësore publike janë ekspertë në fushën e tyre dhe kanë përvojë shumëvjeçare.