Mes shumë përplasjeve e fyerjeve – Interi eliminon Milanin nga Kupa e Italisë

 

 

Interi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi e ka mposhtur Milanin në kohën shtesë me rezultat 1-0.

Rossonerët shkuan në pushimin e pjesës së parë me epërsi, pasi Zlatan Ibrahimovic shënoi në minutën e 31-të nga një asistim i Mietes.

Por, para se të përfundonin 45 minutat e parë, një situatë e tensionuar mes sulmuesit suedez dhe Romelu Lukakut u pasua me dy kartonë të verdhë.

Në pjesën e dytë, Ibrabimovic nuk ishte qetësuar dhe kjo i kushtoi me kartonin e dytë për t’u përjashtuar nga takimi në minutën e 58-të.

Interi më pas përfitoi nga kjo përparësi dhe i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Romelu Lukakut (71′) që shënoi në nga penalltia.

Advertisement

Nerazzurët vazhduan me presion të lartë dhe ia arritën qëllimit që të përmbysnin rezultatin me golin e Christian Eriksenit që shënoi në minutën e 90+8′.

Milanit tani i mbetet të garojë në Serie A, aty ku është lider, e Interi do të ketë më shumë ndeshje për t’i luajtur. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like