Mërgimtari ia sheh sherrin renovimit të çatisë së objektit, ja çfarë i ndodhi!

Estimated read time 1 min read

Një mërgimtar po ankohet se banesa të cilën e kishte blerë para disa viteve në Kamenicë i është dëmtuar nga rrjedhja e ujit nga çatia e cila kishte filluar të rinovohej.

Nga komuna thonë se ajo ka ardhur nga probleme tjera, e jo si pasojë e renovimit të çatisë.

Muret e kësaj shtëpie kanë marr këtë pamje, e dyshemeja është dëmtuar thuajse tërësisht, raporton Kanal10.

Krejt kjo pas rrjedhjes së ujit nga çatia e një ndërtese në Komunën e Kamenicës, e cila po rinovohej.

Advertisement

Pronari i banesës, i cili jeton në diasporë, kur u kthye në Kosovë, e gjeti banesën në gjendje të mjerueshme.

Refik Mehmeti thotë se dëmi nga uji është shumë i madh./Gazeta10/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like