• 04-08-2021

Mehmedi i ASH-së: Kjo Qeveri nuk ka mbështetje

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi ka atakuar sërish qeverinë Zaev, duke pretenduar se kjo qeveri nuk ka mbështetje të popullit. Ai ka krahasuar qeverinë aktuale me qeverinë Gruevski duke e konsideruar si qeveri labile, përcjell NMK-Post.

“Kjo qeveri për nga numrat është labile, për nga vjedhja e legjitimitetit ngjan me gati se çdo qeveri tjetër për tre dekada, për nga përbërja është plot me njerëz të dështuar dhe të dyshuar, për nga përmbajtja…thjeshte nuk ka substancë ndërsa ajo qe bën më të sigurtë rënjen e sajê është mos pasja mbështetje popullore dhe në këtë pikë ngjan me qeverinë e vitit 2014 e cila ishte e rënë pothuaj se nga dita që u votua” thotë Mehmedi.

Nënkryetari i ASH-së njihet për nga tonet e tij kritike të vazhdueshme nfaj shumicës qeverisëse./nmk-post.com

Read Previous

Vaksinimi kundër COVID-19 mund të kthehet në kusht për të udhëtuar jashtë kufijve

Read Next

Del autopsia e Maradonës: Vdiq në gjumë nga…

%d bloggers like this: