Me plisa në kokë, Xhavit Haliti poston fotografi me djalin e Rugovës

Estimated read time 1 min read

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka postuar një fotografi me Ukë Rugovën, djalin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në fotografinë e postuar nga Haliti në profilin e tij në “Facebook”, të dy janë me plis në kohë.

“N’miqësi të përhershme!”, ka shkruar Haliti.

Kjo fotografi vije disa ditë pasi Haliti kishte kritikuar qasjen e Rugovës ndaj UÇK-së. Në emisionin “Pressing”, Haliti kishte thënë se një delegacioni i LDK-së kishte shkuar në Uashington gjatë luftës dhe kishte kërkuar që të mos njihet UÇK-ja.

“Ka pasur përpjekje shumë të mbrapshta të institucioneve të Kosovës që kanë shku në Uashington te presidenti Clinton i kanë kërku që të mos e njohin UÇK-në”, kishte thënë Haliti.

Advertisement

Më pas, kishte ndërhyrë gazetari Baton Haxhiu dhe kishte treguar emrat e delegacionit në fjalë.

“Kanë qenë Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukoshi, Veton Surroi, Fehmi Agani”, kishte thënë Haxhiu.

Këto deklaratë kishin nxitur reagime të shumta nga LDK-ja.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like