Me çfarë mungesa po përballen vendet e ndryshme në botë?

Estimated read time 2 min read

Në gjithë botën, njerëzit dhe bizneset janë duke u përballur me mungesa të shumë produkteve, duke nisur nga kafeja e deri te thëngjilli.
Kryesisht fajtore janë pengesat e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit – mirëpo nuk mungojnë edhe faktorë tjerë që kanë dalë në pah në mënyra të ndryshme.

Kina: Thëngjill dhe letër
Një “stuhi perfekte” në Kinë është duke goditur shitësit dhe bizneset.
Mung esë ka në gjithçka përfshirë letrën, ushqimet, tekstilin, lodrat dhe çipat për iPhone, ka thënë Michal Meidan nga Insituti i Oksfordit për Studime të Energjisë.

Advertisement

Ajo ka thënë se këto produkte “mund të mungojnë për Festën e Krishtlindjes”.
Problemi buron kryesisht nga një krizë e energjisë, për shkak të së cilës, më shumë se 20 provinca janë përballur me mungesë të energjisë elektrike.
Më shumë se gjysma e energjisë së shtetit është produkt i thëngjillit.
Çmimet e energjisë janë rritur së fundmi në nivel botëror.

Këto shpenzime nuk mund të barten te konsumatorët kinezë për shkak të rregulloreve që përcaktojnë kufirin në çmime, andaj kompanitë kanë zvogëluar furnizimet.
Prodhimi i thëngjillit është goditur edhe nga kontrolle më të ashpra për siguri në miniera, sisteme të reja për ambientin dhe vërshimet e fundit, ka thënë Meidan.

Kjo nënkupton që ndonëse rritet kërkesa për produkte kineze, fabrikave u është kërkuar të ulin shfrytëzimin e energjisë apo edhe t’i mbyllin fabrikat për disa ditë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like